HIPIZËM

 


 

Ejani Na Vizitoni

 

Brenda struktures ndodhet nje stalle kuajsh te rracave te ndryshme. Vizitoret dhe klientet mund te shijojne nje xhiro me kuaj ne nje hapesire te rrethuar nga ambjentet e restorantit. Femijet e vegjel shoqerohen gjate gjithe xhiros nga nje instruktor, ekspert ne fushen e hipizmit.

Hipizmi eshte prej shekujsh nje sport I preferuar per adhuruesit e tij, I cili sjell emocione dhe adrenaline te papershkrueshme. Mund te ushtrohet nga te gjithe grupmoshat. Sport i cili te ve ne levizje te gjithe pjeset e trupit si dhe mendjen ne te njejten kohe.

Nje nder ambjentet i cili ofron kete lloj sporti eshte edhe Kodra e Kuajve. Ne kete ferme jane te kultivuara shume raca te ndryshme kuajsh. Kjo ferme ne te njejten kohe sherben edhe si restorant i mirfillte agroturizmi. Ne kete ferme eshte e ndertuar nje stalle e perbere nga 15 kuaj te racave te ndryshme te cilet sherbejne per te ushtruar kete aktivitet fizik, hipizmin , si dhe nje manexh I cili sherben po per te njejtin qellim ( hipizem).

Racat e kuajve:                         

Frizon, Anglez, Anglo-Arab, Spanjoll, Haflinger si dhe Poni.

Praktikisht vizitoreve dhe klienteve te ndryshem do t’u ofrohet nje shetitje ne natyre duke u drejtuar rreth nje strukture dedikuar kafsheve te ndryshme. 


Paketat që Ofrojmë

 

Sherbimet shoqeruar me instruktor :

  • Xhiro te pista Restorantit – 5 min (500 Leke Personi)
  • Guide ne kodra – 1 ore (5.000 Leke Personi )
  • Guide ne bregdet - 1 ore (15000 leke Personi)
  • Kurs mujor 8 here ne muaj nga 1 ore - 16.000 Leke (E Hënë - E Premte)
  • Kurs ditor - 1 ore - 3.000Lek (E Hënë - E Premte)
  • Pension per kuajt - 35.000 Leke ne muaj. (Ushqim + Stervitje + Patkoj, jo veteriner)

 

 

 

Na Ndiqni

 

Newsletter

Rregjistrohuni për të marrë ofertat tona promocionale dhe të rejat më të fundit!