Brenda struktures ndodhet nje stalle kuajsh te rracave te ndryshme. Vizitoret dhe klientet mund te shijojne nje xhiro me kuaj ne nje hapesire te rrethuar nga ambjentet e restorantit. Femijet e vegjel shoqerohen gjate gjithe xhiros nga nje instruktor, ekspert ne fushen e hipizmit.
Restoranti ofron ushqime tradizionale shqiptare, produkte keto te prodhuara nga ferma te lokalizuara prane kompleksit. Kantina e veres eshte nje ambjent plotesues i restorantit. Mbizoteron vera e prodhimit vendas por edhe te huaj.
Godina eshte e strukturuar ne tre kate. Kati i pare i dedikohet hapesires per organizimin e eventeve te ndryshme si ceremoni martesore, ditelindje, konferenca etj. Per arredimin e salles eshte zgjedhur stili klasik i gershetuar me modernen. Ne katin e dyte dhe te trete jane pozicionuar dhomat e fjetjes, praktikisht 16 te tilla. Te gjitha dhomat ofrojne nje pamje te mrekullueshme te natyres qe rrethon vete kompleksin.
Ne verande sherbehen te gjithe aperitivet e mirseardhjes, per cdo lloj eventi qe zhvillohet ne sallen “Kodra Events”. Shume i frekuentueshem ky vend prej vete pamjes fantastike qe ofron.
Ambjent tjeter per tu nenvizuar eshte kendi I lojrave per femije, qe shume shpesh shnderrohet ne nje ambjent per organizimin e ditelindjeve dhe festave te ndryshme per femije. Keto festa kthehen ne argetim jo vetem per femijet por edhe per prinderit te cilet shpesh perfshihen ne lojera argetuese me animatore te ndryshem.